E thotë Gërvalla : Me vendimin e Gjykatës Kushtetues do të përcaktohet e ardhmja politike e Kosovës

  • 27 May 2020 - 19:07
E thotë Gërvalla : Me vendimin e Gjykatës Kushtetues do të përcaktohet e ardhmja politike e Kosovës

“Gjykata mund të jap interpretime dhe të jap afate, nga zbrazëtirat kushtetuese, mund të krijoj mundësi të reja për partitë politike, por edhe të ndryshoj tërësisht rrjedhën politike në vend. Se a duhet të inicohet shkarkimi i presidentit nëse i njëjti ka shkelur Kushtetutën, mendoj që disa partive politike presidenti ju nevojitet edhe më tutje dhe se kjo nuk do të ndodh me këtë disponim politik”, thotë magjistri i shkencave juridike Ardit Gërvalla.

Derisa Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është shndërruar në shënjestër të reagimeve dhe komenteve që po i drejtohen nga palët e përfshira në kontestin që pritet të zgjidhet, për dekretin e Hashim Thaçit lidhur me formimin e Qeverisë së re nga partia e dytë fituese e zgjedhjeve LDK, ekspertët e së drejtës vlerësojnë se nga ruajtja e vendimmarrjes së pa varur do të jetë një provim i vështirë për këtë institucion, sepse nga vendimi i kësaj Gjykate, nga interpretimi që do ti bëjë rastit të atakuar nga LVV-ja, do të varet e ardhme politike dhe e stabilitetit të shtetit të Kosovës. Kështu vlerëson njohësi i së drejtës, Magjistri i shkencave juridike Ardit Gërvalla, sipas të cilit vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse bazohet në shembullin e rastit të më hershëm të koalicionit VLAN të vitit 2014, do të duhej të prodhon edhe efekte juridike me përgjegjësi përkatëse për veprimin që ka bërë Presidenti Thaçi, veprim i cili e zhvlerëson tej mase edhe autoritetin dhe kredibilitetin e institucioneve të pa varura.

Image
Ardit Gervalla

“Kosova ka treguar shpesh herë që din të kaloj në shumë situata politike që në të vetvete e zhvleftësojnë kredibilitetin e institucioneve më të larta të shtetit. Presidenti në vendet me sistem parlamentar, ku parlamenti është organi më i lartë i vendit, ka kompetenca dhe autorizime formale. Kosova me presidentin aktual ka ditur të tregoj se edhe mund të krijoj dhe të shtyj në disa raste politika të caktuara që nuk janë nën diskrecionin e presidentit. Gjykata Kushtetuese gjendet përballë presioneve të shumta, paragjykimeve dhe gjykimeve që do t’i ketë pas marrjes së aktgjykimit mbi rastin e dhënies së dekretit nga ana e presidentit partisë së dytë. Me vendimin e Gjykatës Kushtetues do të përcaktohet e ardhmja politike e Kosovës, se a do ta konsideroj shkelje Kushtetuese dekretimin nga ana e presidentit, do të shtrohet çështja edhe e dorëheqjes së tij. Pra, ne vetëm po analizojmë një situatë të ardhshme që mund të ndodh, pa paragjykuar dhe ditur normalisht vendimin që do t’a sjellë Gjykata Kushtetuese”, thotë magjistri i shkencave juridike Ardit Gërvalla.

Sipas Ardit Gërvallës, vendosja në favorin e partisë së par fituese të zgjedhjeve, do të duhej shoqëruar edhe me procedurë ta pa vonuar të inicimit të përgjegjësisë së presidentit Thaçi, për devijim, shkelje të Kushtetutës lidhur me dekretimin e LDK-së dhe kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, por është interesi i disa subjekteve minore politike që do ta pengojnë dhe pamundësojnë inicimin e një procedure të tillë. “Gjykata mund të jap interpretime dhe të jap afate, nga zbrazëtirat kushtetuese, mund të krijoj mundësi të reja për partitë politike, por edhe të ndryshoj tërësisht rrjedhën politike në vend. Se a duhet të inicohet shkarkimi i presidentit nëse i njëjti ka shkelur Kushtetutën, mendoj që disa partive politike presidenti ju nevojitet edhe më tutje dhe se kjo nuk do të ndodh me këtë disponim politik”, thotë magjistri i shkencave juridike Ardit Gërvalla.

(Kosova Sot Online)