Kryesia e Kuvendit nesër mban mbledhje, mësohet rendi i ditës

  • 27 May 2020 - 19:57
 Kryesia e Kuvendit nesër mban mbledhje, mësohet rendi i ditës

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka lëshuar një njoftim për medie ku thuhet se nesër nga ora 12:00 Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje.

Në njoftim thuhet se janë pika të rendit të ditës. E për shkak të situatës së pandemisë dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Ndërkoh që pas përfundimit të mbledhjes, vendimet e Kryesisë së Kuvendit do të bëhen të ditura përmes komunikatës lëshuar mediave.

Mw poshtw gjeni njoftimin e plotw:

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të  

   rishikuar për vitin 2020,

3. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit    

    (shpërndara me 18 maj 2020),

4. Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,

5. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,

6. Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,

7. Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,

8. Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

(Kosova Sot Online)