Pandemia po vonon procesin e rekrutimit të kadetëve në FSK

  • 27 maj 2020 - 20:45
 Pandemia po vonon procesin e rekrutimit të kadetëve në FSK

Konkursi parashihet të hapet në qershor dhe testimet do të mbahet duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së.

Rrugëtimi i tyre deri kjo uniformë nuk është i thjeshtë.

Çdo vit me mijëra kosovarë aplikojnë në konkursin për rekrutimin e kadetëve–për studime në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

E për dallim nga vitet e kaluara, sipas komandantit Rrahman Rama konkursi kësaj radhe nuk është hapur akoma, për shkak të COVID-19.

Me shtyerjen e mbajtjes së testit të maturës, është shtyer edhe hapja e konkursit deri në qershor.

Aplikantët do t’i nënshtrohen disa testeve fizike, të inteligjencës e për matematikë deri në fazën finale.

E gjithë këto procedura kësaj radhe do të bëhen me masa më të larta të sigurisë për shkak të pandemisë.

Megjithatë kriteret do të mbesin të njëjta, e konkurrenca e lartë.

Sipas komandantit Rrahman Rama, procesi i rekrutimit parashihet të përfundojë deri në fund të korrikut.

(Kosova Sot Online)