Shkatërrimi i memorialit të dy pilotëve amerikanë në Prizren – Ditë e Turpit për Kosovën

  • 27 May 2020 - 22:05
 Shkatërrimi i memorialit të dy pilotëve amerikanë në Prizren – Ditë e Turpit për Kosovën

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Perëndim, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj shkatërrimit të memorialit të dy pilotëve amerikanë në Prizren, që vdiqën gjatë luftës më 5 maj 1999.

Këtë vepër Mahmuti e vlerësoj si përpjekje për t’i vrarë së dyti.

Gjithashtu, ai ftoi institucionet e hetuesisë t’i ndërmarrin masat e duhura në mënyrë që të zbulohen kryerësit e veprës dhe të nxirren para drejtësisë.

Tutje, Mahmuti tha se “Përndryshe turpi na bie të gjithëve! Sidomos atyre që nuk veprojnë!”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Dita e turpit për Kosovën! Në Prizren është përdhosur memoriali kushtuar dy ushtarëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, të cilët më 5 maj 1999 dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës! Kjo është përpjekje për t’i vrarë për së dyti! Prandaj institucionet e hetuesisë duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat që urgjentisht të zbulohen kryerësit e këtij krimi të shëmtuar dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë! Përndryshe turpi na bie të gjithëve! Sidomos atyre që nuk veprojnë!

(Kosova Sot Online)