Paralajmëron profesori i njohur: Kosova buzë shpërthimit nga vendimi i paragjykuar i Gjykatës Kushtetuese

  • 28 May 2020 - 07:08
Paralajmëron profesori i njohur: Kosova buzë shpërthimit nga vendimi i paragjykuar i Gjykatës Kushtetuese

“Trazirat që mundë të priten nuk mundë të jenë të mirëpritura, përkundrazi. Zgjidhje kushtetuese e Ratio Legis do të ishte shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme”, thotë profesori i së drejtës, doktor Riza Smaka.

Po mbetet çështje orësh se kur do të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetues, lidhur me dekretin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që e autorizon LDK-në me partnerët tjerë ish opozitar, për formimin e Qeverisë së re, një dekret ky i kontestuar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partia e parë fituese e zgjedhjeve LVV- e rrëzuar nga Qeveria me mocion të Kuvendit. Në këtë pritje të verdiktit të Gjykatës kushtetuese, përveq reagimeve nga partitë politike Kosovare, kanë filluar të flasin edhe diplomatët. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott, ka thënë se pavarësisht vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, është në interesin e Republikës së Kosovës që si një demokraci e re parlamentare ta kalojë një ndryshim të tillë në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa retorikë ekstreme dhe pa kërcënime për dhunë. Abott ka thënë se kjo javë është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe se është shumë e rëndësishme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet nga të gjithë, qoftë ai për shkuarje në zgjedhje të reja apo qoftë për krijimin e një qeverie të re.

Image
Riza Smaka

“Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovën. Ne presim të dëgjojmë nga Gjykata Kushtetuese për hapat e ardhshëm në procesin politik pas votimit të mosbesimit në Kuvend. Është e rëndësishme që vendimi i tyre të respektohet nga të gjithë. Cilido qoftë vendimi, ai do të çojë në ndryshime, që mund të jenë në zgjedhje të reja ose në një qeveri të re. Disa njerëz do të jenë të kënaqur, të tjerët do të zhgënjehen, disa mund të jenë të kënaqur, të tjerët mund të jenë të zemëruar”, ka thënë ambasadori Abbot. Duke e komentuar këtë mesazh, profesori i së drejtës Riza smaka, ka thënë se mesazh i ambasadorit britanez është sinjal serioz për rrezikun e shpërthimit të protestave në kundërshtim te vendimit të Gjykatës Kushtetuese, protesta këto që mundë te organizohen nga kundërshtarët e dekretit të Hashim Thaçit, ose e kundërta, nga element e nëntokës kriminale, për të mos lejuar shkuarjen në zgjedhje te reja. "Deklarimet e tilla e të ngjashme nga provenienca të jashtme dhe të brendshme mbase lansohen për të para justifikuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do të favorizonte formimin e Qeverise nga koalicioni i disa subjekteve politike që kanë pas humbur në zgjedhje të përgjithshme. Ndryshe koalicioni partiak pretendent për të formuar Qeverinë thirret në nenin 95 të Kushtetutës i cili dot nuk i referohet rastit të miratimit të mocionit të mosbesimit të ekzekutivit”, thotë Profesori Smaka. Për ta ruajtur qetësin dhe këtë demokraci akoma të brishtë në Republikën e Kosovës Smaka thotë se vendimi më i arsyeshëm i Gjykatës Kushtetuese do të ishte rekomandimi për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, sepse trazirat eventuale nuk janë në interesin e Kosovës.

“Trazirat që mundë të priten nuk mundë të jenë të mirëpritura, përkundrazi. Zgjidhje kushtetuese e Ratio Legis do të ishte shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme”, thotë profesori i së drejtës, doktor Riza Smaka.

(Kosova Sot Online)