‘Rrethohet Qeveria’: Vendosen flamuj të Amerikës dhe NATO’s para saj

  • 28 May 2020 - 07:22
‘Rrethohet Qeveria’: Vendosen flamuj të Amerikës dhe NATO’s para saj

Dhjetëra flamuj të SHBA’ve dhe NATO’s janë vendosur mbreme tek objekti i Qeverisë së Kosovës, një ditë para protestës së paralajmëruar nga Vetëvendosje

Kjo vendosje e flamujve ka ardhur pas tensionimit të raporteve mes Amerikës dhe Kosovës nga Qeveria Kurti.

Sinjali i vendosjes së këtyre flamujve vjen pas sulmeve të fundit nga Kurti në drejtim të ambasadorit Richard Grenell.

Ende nuk dihet se cilët aktivistë apo persona i kanë vendosur këta flamuj.


(Kosova Sot Online)