Policia jep detaje për aksidentin në Pejë, pamjet ishin të frikshme por fatmirësisht nuk pati viktima

  • 28 May 2020 - 09:35
Policia jep detaje për aksidentin në Pejë, pamjet ishin të frikshme por fatmirësisht nuk pati viktima

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm që ka ndodhur në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore.

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Eliot Engel’ rreth orës 23:-50 ka ndodh një aksidenet me dëme materiale, me ç’rast është dëmtuar edhe një semafor pronë e Kuvendit Komunal të Pejës. Semafori nuk është në funksion por është i vendosur aty. Ka dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i trafikut rrugor-rajonal të cilët edhe janë dukë i zhvilluar hetimet rreth aksidentit”, tha Gashi.

Zëdhënësi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes mbrëmë kanë dalë hetuesit e Policisë së Kosovës, teksa shtoi se rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, Naim Sahiti, zëdhënës në Spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se dy të lënduarit janë trajtuar në emergjencë dhe janë liruar për në shtëpi.

(Kosova Sot Online)