Kur Mulla Jakup Hasipi i thoshte Sylejman Rexhepit: Ne ty nuk të duam, nuk duam të na prijë një hajn e tradhtar

  • 28 May 2020 - 09:44
Kur Mulla Jakup Hasipi i thoshte Sylejman Rexhepit: Ne ty nuk të duam, nuk duam të na prijë një hajn e tradhtar

Ndonëse sot Këshilli i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë Veriore ka shkarkuar kryetarin e saj, Sulejman Rexhepin, fjalë jo të mirë dhe pakënaqësi ndaj tij kishte pas njëri ndër figurat më të respektuara në mbarë shqiptarinë mulla Jakup Hasipi.

Ai në një video të realizuar vite më parë  thekson se një milionë mysliman të Maqedonisë nuk është nevoja të prihen nga një njeri hajn e tradhtar.

 “Një milion mysliman në Maqedoni, nuk është nevoja që t’i prinë një njeri hajn, nuk është nevoja që t’i prin një njeri tradhtar, nuk është në rregull. Vec seneve tjera, ana kombëtare se unë nuk di shumë për anën kombëtare, se i shkolluam jam për shpjegime të anës fetare. S\di shumë por e di që ky njeri p.sh në faqen  44 të takvimit të namazit të vitit 1977 ai ju thotë këtij populli që falet nëpër xhamia edhe këtu edhe në Kosovë se Jugosllavinë socialiste të dashur, po e përsërisë në faqen 44 të takvimit të vitit 1977 , dy fonde po e prishin, Jugosllavinë socialiste, se ky njeri ishte në Bashkimin Socialist 16 vjet me radhë. Ky kryetari i Bashkësisë Islame ishte kryetar i Bashkimit Socialist 16 vjet me radhë. E donte socializmin aq fort sa qe njëherë tha, të gjithë ata njerëz që nuk janë në rrugën e Titos, nuk janë të Zotit”, kishte thënë  hoxha Jakup Hasipi në një nga tubimet ku po merrte pjesë.

Tutje mulla Hasipi, kritikon ashpër qëndrimin e Rexhepit ndaj Jugosllavisë, i cili donte që sistemi i atëhershëm të kishte vazhdimësi.

Mulla Jakup Hasipi gjatë këtij fjalimi i drejtohet me tone të ashpra ish kryetarit Rexhepi, duke i thënë se ai dhe xhemati në Maqedoni nuk e duan që ai tu prijë.

“Bashkësia Islame në Maqedoni është shtëpia më e shenjt, atë shtëpi ne e duam më shumë se tonën. Se këto burra kur po flasin një fjalë tjetër s’po dinë këta janë kundër Bashkësisë Islame, ne e duam Bashkësinë Islame, por ty jo Sylejamn Rexhepi ty nuk të duam edhe këtë e themi haptas”, tha Hasipi.

Jakup Hasipi njihet si njëri nga dijetarët më të mëdhenj të epokës së re ndër myslimanët shqiptarë. Ai mori pjesë në luftën e UÇK-së.

 
Jakup Hasipi për Sulejman Rexhepin

Hoxha Jakup Hasipi për Molla Sulën... ë

Publiée par TetovaSot sur Dimanche 26 avril 2020

(Kosova Sot Online)