Këshilltarja e Kurtit: Nuk ka asnjë arsye që Kryeministri e Qeveria të përballen me drejtësinë

  • 28 May 2020 - 09:59
Këshilltarja e Kurtit: Nuk ka asnjë arsye që Kryeministri e Qeveria të përballen me drejtësinë

Furtuna Sheremeti , këshilltare për çështje Juridike e kryeministrit në detyrë Albin Kurti , thotë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi , por për pretendimet e kreut të shtetit se Kurti duhet të përballet me drejtësinë , ajo thotë se nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë një gjë e tillë .

Sheremeti deklaroi se varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mund të kthehen për komente edhe tek Komisioni i Venedikut pasi kjo gjë është lënë e hapur nga këta të fundit .

“Jemi në pritje të vendimit në momentin që do të dal vendimi do e komentojmë , sepse duhet parë se cilat janë argumentet pa i parë argumentet është e pamundur ta komentojmë si vendim . [ … ] Ne vazhdojmë që qëndrojmë pas qëndrimit tonë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme dhe do të qëndrojmë pas kësaj deri në momentin kur del vendimi i Gjykatës Kushtetuese , ta shohim si do jetë . Nuk kam dëshirë të paragjykoj vendimin . [ … ] Komisioni i Venedikut e ka lënë derën e hapur që të kthehemi për komente nuk e di nëse do jetë nevoja ” , theksoi ajo .

Këshilltarja juridike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti thotë se në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall jokushtetues dekretin e presidentit, atëherë Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje nga posti.

“Presidentit Thaçi ashtu edhe pak i skadon afati i presidentit, kështu që është diçka që përderisa vendi shkon në zgjedhje atëherë ajo do ishte përgjigja më e mirë dhe konsideroj që juridikisht presidenti do të duhej të jepte dorëheqje në rast se dekreti shpallet jokushtetues”, tha ajo.

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi tha se ka ardhur koha që kryeministri në detyrë , Albn Kurti me grupin e tij të ballafaqohen me drejtësi , për masat që kanë ndërmarrë gjatë pandemisë e të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shpallur jo kushtetuese.

Këtë e ka komentuar këshilltarja juridike e kryeministrit në detyrë , Furtuna Sheremeti e cila tha se nuk ka asnjë arsye që Kurti dhe kjo qeveria të ballafaqohet me drejtësinë.

“Unë konsideroj që Qeveria Kurti ka bërë një punë të jashtëzakonshme në menaxhimin e pandemisë dhe jemi me fat që kemi pasur këtë qeveri në kohën kur na ka goditur pandemia , nuk kisha pasur dëshirë të harxhoj , as kohë e as energji , të diskutoj ato që thotë presidenti.

Konsideroj që veprimet tona , puna jonë maratonike , në çdo aspekt janë përgjigja jonë më e mirë në lidhje me pretendimet e presidentit që kryeministri Kurti të ballafaqohet me drejtësinë . [ … ] Nuk ka asnjë arsye për të cilën do të duhej zotëri Kurti e as qeveria të ballafaqohen me drejtësinë ” , tha Sheremeti.

Kujtojmë , që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj , derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti , lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

(Kosova Sot Online)