Haziri e zbulon skandalin: Ja si u ndikua politikisht Gjykata Kushtetuese në marrjen e vendimit për dekretin e Hashim Thaçit

  • 28 May 2020 - 13:00
Haziri e zbulon skandalin: Ja si u ndikua politikisht Gjykata Kushtetuese në marrjen e vendimit për dekretin e Hashim Thaçit

“Ky proces ka krijuar një ankth në të dy kampet politike, në atë që kundërshtojnë mandatimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje, dhe kampit tjetër që është pro mandatimit të një qeverie të re më një shumicë parlamentare nga kjo legjislaturë, dhe pritja e këtij vendim deri në shpalljen e tij nga Gjykata Kushtetuese ka tensionuar situatën politike dhe raportet ndërmjet partive politike në Kosovë, por edhe një polarizim shoqëror si rezultat i Presidentit Thaçi dhe kryeministri në detyrë Kurti, të cilët në forma të ndryshme jo vetëm që kanë bërë presion por edhe në mënyre indirekte kanë kërcënuar këtë institucion në mënyrë që të ndikojnë në vendimin e saj. Kjo praktikë nuk është e mirë dhe tregon për një qasje nihiliste që kanë presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë Kurti në raport me institucionet e pavarura siç është edhe Gjykata Kushtetuese”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Po mbetet çështje orësh se kur do të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetues, lidhur me dekretin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për formimin e Qeverisë së re nga LDK dhe kandidati i mandatar për kryeministër Avdullah Hoti. Ky vendim vjen me një tensionim të ashpër të skenës politike, madje edhe me paralajmërim të organizimit të protestave masive nga OJQ-të ndryshme dhe me përkrahje edhe të LVV-s, pari fituese e zgjedhjeve të vitit ta kaluar, që ju morr mandati qeverisës me mocion nga Kuvendi i Kosovës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott, ka thënë se pavarësisht vendimit që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, është në interesin e Republikës së Kosovës që si një demokraci e re parlamentare ta kalojë një ndryshim të tillë në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa retorikë ekstreme dhe pa kërcënime për dhunë, mirëpo analistët politik nuk besojnë se do të kalohet ky vendim kritik pa tensione dhe situata të kundërshtimit të vendimit që do ta favorizon Hashim Thanin dhe LDK-në për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar në zgjedhje të reja. E analisti politik Nexhat Haziri thotë se tensionimit të kësaj gjendje i kanë kontribuar të dyja palët, edhe Presidenti Thaçi si autor i dekretit, por edhe LVV-ja si kundërshtuese dhe dërgues në Gjykatën kushtetuese, prandaj situata është gati për të shpërthyer.

“Ky proces ka krijuar një ankth në të dy kampet politike, në atë që kundërshtojnë mandatimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje, dhe kampit tjetër që është pro mandatimit të një qeverie të re më një shumicë parlamentare nga kjo legjislaturë, dhe pritja e këtij vendim deri në shpalljen e tij nga Gjykata Kushtetuese ka tensionuar situatën politike dhe raportet ndërmjet partive politike në Kosovë, por edhe një polarizim shoqëror si rezultat i Presidentit Thaçi dhe kryeministri në detyrë Kurti, të cilët në forma të ndryshme jo vetëm që kanë bërë presion por edhe në mënyre indirekte kanë kërcënuar këtë institucion në mënyrë që të ndikojnë në vendimin e saj. Kjo praktikë nuk është e mirë dhe tregon për një qasje nihiliste që kanë presidenti Thaçi dhe kryeministri në detyrë Kurti në raport me institucionet e pavarura siç është edhe Gjykata Kushtetuese”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Prandaj sipas tij, është i arsyeshëm në një rast të tillë edhe reagimi ndërkombëtar, në mënyrë që sado pak të kontribuon për shtensionimin e gjendjes dhe respektimin e vendimeve të institucioneve të pa varura, sikur duhet të jetë ky i Gjykatës Kushtetuese. “Dhe natyrisht kjo situatë e tensionuar në pritje të vendimit të Kushtetutës ka bërë që të reagojnë edhe faktori ndërkombëtar duke apeluar që vendimi i Gjykatës të pritet në qetësi dhe ky vendim të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët. Në këtë qasje e shohë edhe reagimin e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott, i cili ka apeluar se është shumë e rëndësishme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet nga të gjithë, qoftë ai për shkuarje në zgjedhje të reja apo qoftë për krijimin e një qeverie të re. Se a do të pranohet ky vendim nga të gjitha palët, unë dyshoj pasi njëra palë vetëm është përgatitur që në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favorin e saj, pra LVV-ja do të provokoj me protesta , dhe që unë dyshoj se këto mund të jenë paqësore duke e pasur parasysh edhe historikun e këtij subjekti politik sa i përket organizimit të protestave si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Dhe kjo situatë që pritet të përshkallzohet në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të jetë pro LVV-së, manifestimi i dhunës si kundërshtim ndaj vendimit të kushtetutës do të sjellë një imazh negativ për shtetin dhe funksionimin e tij demokratik me çka do të krijohet alibi për të vazhduar Serbia me propagandën e saj për Kosovën si një shtet i dështuar që nuk mund të bëhet funksional. Kjo do të jetë një faturë shumë e shtrenjtë të cilën do ta paguaj Kosova në dy rrafshët , në atë të brendshëm por edhe në rrafshin ndërkombëtar”, thotë Nexhat Haziri. Dhe krejt në fund, Haziri thotë se në rast të përshkallëzimit të situatës në protesta të dhunshme, viktima të kësaj dhune do të jenë zyrtar të LDK-së dhe mediet si një cak i lehtë për tu sulmuar dhe përmes këtyre sulmeve të futet frika edhe te qytetarët , dhe natyrisht këtë situatë do të mund ta shfrytëzojnë edhe nëntoka kriminale e cila po ashtu do të mund të godas në mënyrë tinëzare që kjo ti faturohet e tëra LVV-së.

(Kosova Sot Online)