Gjendet një burrë i vdekur afër Liqenit në Mitrovicë

  • 28 May 2020 - 11:44
Gjendet një burrë i vdekur afër Liqenit në Mitrovicë

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se shkaqet e vdekjes akoma nuk dihen.

Siç mësohet nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, personi i gjetur është i moshës mbi 60 vjeçare.

(Kosova Sot Online)