Besimtarët mirëpresin hapjen e xhamive

  • 28 May 2020 - 13:16
Besimtarët mirëpresin hapjen e xhamive

Sot janë hapur të gjitha xhamitë dhe kishat në tërë Kosovën. Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit

Tashmë është koha për namazin e drekës dhe besimtarët mysliman janë duke u bërë gati për tu falur. Që të gjithë duke ruajtur distancën mes njëri tjetrit dhe duke respektuar masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

Pas këtij vendimi, Bashkësia Islame ka treguar për udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes së tyre.

Ismail Ali Krasniqi mes emocionesh flet për rihapjen e xhamive duke thënë se  kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët mysliman.

Krasniqi falënderoi udhëheqësit e Kosovës për vendimin që xhamitë të rihapen.   

“Sot gjithë besimtarët duhet ta falënderojmë Allahun.  E përshëndes vendimin për rihapjen e xhamive”, tha ai.

Ai tha  ka porositur për kujdes dhe që ta ruajmë njëri-tjetrin.

“Ruajeni dhe duajeni njëri tjetrin. Masat duhet t’i respektojmë dhe urdhrat nga qeveria, sepse është për të mirën e popullit.  Po më duket sikur ky rast nuk ka ndodhur kurrë dhe po ndihem shumë mire sepse është një ditë e shenjtë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)