Kryeimami i BIK-ut: Do t’u përmbahemi rekomandimeve të IKShP-së

  • 28 May 2020 - 13:55
Kryeimami i BIK-ut: Do t’u përmbahemi rekomandimeve të IKShP-së

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Sabri Bajgora, e ka quajtur lajm të mirë hapjen e xhamive pas dy muajsh, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

Ai shpreson që pandemia të kalojë sa më shpjet. Bajgora më tej ka shtuar se do tu përmbahen me përpikëri rekomandimeve të IKShP-së.

“Falënderimi i takon Allahut të plotfuqishëm që pas një pauze dy muajsh na mundësoi të kthehemi në xhamitë tona, duke lutur zotin e madhërishëm që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt dhe populli të jetë me shëndet e mirëqenie”.

“Sot ky ishte një lajm i gëzueshëm për të gjithë besimtarët që tu kthehen vend faljeve të tyre ku ata mund ta adhurojnë zotin pas një periudhe dy muaj”.

“Ne ju përmbajtëm me përpikëri rekomandimeve nga IKShP-ja, shpresojmë të kalojë kjo pandemi sa më shpejt e pa pasoja”.

(Kosova Sot Online)