Ekzekutohen një burrë dhe një grua, u përpoqën të iknin nga ‘karantina

  • 28 May 2020 - 14:42
Ekzekutohen një burrë dhe një grua, u përpoqën të iknin nga ‘karantina

Një burrë dhe një grua janë ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit pasi u kapën duke provuar të largoheshin nga Koreja e Veriut me nipin e tyre 14-vjeçar.

Çifti, që mendohet të jetë në të 50-tat e tyre, po përpiqeshin të arratiseshin nga shtëpia e tyre në Hyensan, provinca Ryanggang mes karantinës së rreptë të vendit, sipas raportimeve.

Siç shkruan Daily Mail, çifti donin ta rikthenin nipin adoleshent te prindërit e tij në Korenë e Jugut, kanë thënë banorët lokal në kushte anonimiteti për shërbimin korean të lajmeve RFA.

Njëri prej tyre tha: “Më herët këtë muaj, dëgjova nga një i njohur në departamentin e sigurisë krahinore se një familje që përpiqej të shpëtonte nga vendi ishte qëlluar për vdekje”.

“Ata u arrestuan për përpjekje për të shpëtuar kufirit, i cili tani kontrollohet shumë për shkak të karantinës kombëtare të urgjencës kundër coronavirusit”.

Djali ishte djali i vëllait të vogël të gruas, i cili më parë kishte ikur në Jug, shtohet në raport.

Siç pretendohet më tej, ai shpëtoi nga ekzekutimi për shkak të moshës, por xhaxhai dhe tezja e tij u pushkatuan pa gjyq pasi u torturuan për të pranuar planet e tyre.

Po sipas të njëjtave raportime, para përpjekjes së tyre për arratisje, çifti kishte pasur vështirësi me biznesin e tyre për shkak të ndikimit të bllokimit të coronavirusit, thanë vendasit.

Njëri tha që ata po planifikonin të iknin përtej lumit Yalu në Kinë, para se të dilnin në Jug, por ishin arrestuar para se ta bënin një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)