Haki Abazi e bën edhe një reagim kundër Thaçit, nuk e përmend dhomën e përgjimeve

  • 28 May 2020 - 15:50
 Haki Abazi e bën edhe një reagim kundër Thaçit, nuk e përmend dhomën e përgjimeve

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka reaguar edhe njëherë ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për dhomën e përgjimeve.

Abazi thotë se presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur, e se qeveria e qytetarët janë në anën tjetër.

“Qeveria dhe qytetarët janë një, në anën tjetër Presidenti ka mbetur i vetmuar dhe i inatosur. E ka humbur torruan”, ka shkruar Abazi në Facebook.

(Kosova Sot Online)