Shtohet prania e policëve në rrugët e kryeqytetit, shkojnë edhe te Gjykata Kushtetuese

  • 28 May 2020 - 16:17
 Shtohet prania e policëve në rrugët e kryeqytetit, shkojnë edhe te Gjykata Kushtetuese

Forca të shtuara të Policisë janë parë pasdites së sotme në disa pjesë të Prishtinës. Disa prej tyre po qëndrojnë në sheshet kryesore të Prishtinës, e të tjerë janë parë rreth objektit të Gjykatës Kushtetuese. Është rrethuar edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në orën 17 pritet të nisë ‘përfomanca’ e Lëvizjes Vetëvendosje, ku pritet të marrin pjesë rreth pesë mijë veta në sheshet kryesore të Prishtinës.

Policia i ka thënë Express se forcat u shtuan pasi do të kujdesën për sigurinë publike gjatë ilustrimit të protestës që LVV e ka paralajmëruar për sot.

“Policia e Kosovës konfirmon se do të kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjen e këtij akitiviteti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ndërkaq, sic ka mësuar Gazeta Express, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues ja mbledhur për të marrë vendim rreth lëndës që e ka dorëzuar LVV rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK’së për kryeministër.

Policë shtesë janë para duke lëvizur rreth objektit të Gjykatës Kushtetuese.

Në fotografitë që ka shkrepur media policia ka rrethuar edhe objektin e Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)