Po nis performanca e LVV’së, KFOR’i del për të vëzhguar

  • 28 May 2020 - 17:26
 Po nis performanca e LVV’së, KFOR’i del për të vëzhguar

Kanë filluar të mblidhen njerëzit në sheshet kryesore të Prishtinës për përfomancën që e ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje.

Në orën 17, LVV ka paralajmëruar një perfomancë në sheshet kryesore, kur pritet të marrin pjesë pesë mijë veta.

Ndërkaq, në këto pjesë kanë gjenden edhe forca të shtuara të policisë së Kosovës, por edhe trupa të KFOR’it, që po vëzhgojnë situatën.

Në sheshet e Prishtinës janë vendosur shenja për të mbajtur distancë mes pjesëmarrësve për shkak të rrezikut nga pandemia Covid – 19.

Gjatë ditës, në kryeqytet ka pasur vazhdimisht reshje shiu, e protesta po nis me motin e lig.

(Kosova Sot Online)