Dy ministrat austriakë i sjellin Kosovës 250 mijë euro

  • 28 maj 2020 - 18:27
 Dy ministrat austriakë i sjellin Kosovës 250 mijë euro

Austria e ka ndihmuar Kosovën me 250.000€ për tejkalimin e pandemisë. Kjo bëhet e ditur pas vizitës së ministrave austriakë, të cilët i pritën ministrat kosovarë Glauk Konjufca dhe Blerim Reka.

Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, e bëri të ditur përmes një postimi ku tha: “Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë”.

Më tutje, Reka thotë se pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Austria ndihmon Kosovën

Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë. Pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës.

Bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takuam Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Danke Österreich!

(Kosova Sot Online)