Trump e quan koronavirusin ‘dhuratë’ shumë të keqe nga Kina

  • 28 May 2020 - 19:28
 Trump e quan koronavirusin ‘dhuratë’ shumë të keqe nga Kina

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shfaqur serish mllefin e tij ndaj pandemisë me koronavirus.

Mbi 100 mijë persona kanë humbur jetën deri më tash në SHBA si pasojë e COVID-19.

E presidenti Trump ka akuzuar serish Kinën se qëndron prapa sëmundjes së re që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

“Në të gjithë botën, koronavirusi, një "dhuratë" shumë e keqe nga Kina, po marshon. Jo mirë”, ka shkruar Trump në Twitter.

(Kosova Sot Online)