Veton Berisha: Si duket jemi të vetmit që me qetësi e presim vendimin e Kushtetueses

  • 28 May 2020 - 20:00
Veton Berisha: Si duket jemi të vetmit që me qetësi e presim vendimin e Kushtetueses

Deputeti nga komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha ka theksuar se është duke pritur me qetësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, PLE-ja (Partia Liberale Egjiptiane) është e gatshme për zgjedhje.

“Si duket jemi të vetmit që me qetësi e presim vendimin e gjykatës Kushtetuese!

PLE-ja e gatshme edhe për zgjedhje sepse zgjedhjet (në kushte normale pa pandemi) bindshëm ja kthejnë fuqinë politike PLE-së e cila vendos bashkë me popullin për fatin e popullit.

Po ashtu PLE e mirëpret një qeveri të shpejtë funksionale e cila ja hap dyertë dhe mundësitë e zhvillimit dhe perspektivës komunitetit Egjiptian në radh të parë si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

I prirë për të jetuar dhe vepruar në demokraci parlamentare duke qenë primar gjithnjë interesi i popullit tim e jo interesi i liderëve që e qeverisin vendin.

P.S. Si duket kemi vepru drejtë me kohë dhe tani jemi pa stres”, ka shkruar Berisha në Facebook.

(Kosova Sot Online)