Nisma: Protesta e VV’së ishte presion mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

  • 28 May 2020 - 21:51
 Nisma: Protesta e VV’së ishte presion mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Partia Nisma Socialdemokrate ka thënë se është e pa precedent për shoqëritë demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me Qeverinë.

Sipas këtij subjekti politik, kjo protestë përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Është e pa precedent për shoqëritë demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me qeverinë. Madje nga partia e cila që nga rrëzimi i saj në Kuvend vetëm pas 50 ditësh, udhëheq e vetme me qeverinë”.

“Për më tepër, nxjerrja e njerëzve në sheshe në kohën kur Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Akt Gjykimin për çështjen e dekretit të presidentit, përmes të cilit ka mandatuar kandidatin e LDK-së Avdullah Hoti kandidat për kryeministër, përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

“Gjithashtu, për shkak të mos mbajtjes së distancës së domosdoshme nga organizatorët, tubimi i sotëm ka rrezikuar përhapjen e mëtejmë të Covid-19 dhe rrjedhimisht edhe ka shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)