Limaj: Gjykata i dha fund dilemës nëse Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë një qeveri tjetër nga partia e dytë

  • 28 May 2020 - 23:35
 Limaj: Gjykata i dha fund dilemës nëse Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë një qeveri tjetër nga partia e dytë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.

Limaj ka ftuar partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi sotëmi i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo!’, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

Postimi i plotë i Limajt:

Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në rrespektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Aktgjykimi sotëmi i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo!

Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)