Akuzë e rëndë e ish agjentit të SHIK-ut: Gjykata Kushtetuese dhe Thaçi duan ta shpallin LVV-në parti terroriste dhe të kundërligjshme

  • 29 May 2020 - 06:59
Akuzë e rëndë e ish agjentit të SHIK-ut: Gjykata Kushtetuese dhe Thaçi duan ta shpallin LVV-në parti terroriste dhe të kundërligjshme

“Kjo i bie që qëllimi dhe provokimet e hapura të Thaçit e Mustafes e Haradinajt ndaj LVV janë ta nxisin të bëjë hapa të pa matur që pastaj me të njëjtat Gjykata ta shpallë LVV-në parti ilegale, parti terroriste, siç tentuan ta shpallnin në rastin Dehari. Pra LVV i ka dy mundësi demonstrata të qeta pa dhunë ku pushteti i Thaçit nuk e ka dert a proteston me vite në rrugë ose rruga tjetër është demonstrata masive me dhunë, me viktima dhe le të del ku të del llogaria, ose rruga e tretë e Albin Kurtit është të bahet si partitë tjera e të vjedh e të çka ti vjen në dorë, e për popullin kush po mërzitet, sepse pa kanë hajn e i korruptuar, kriminel nuk mundë të mbash qeveri në Kosovë. Kurse dëshira dhe sllogani “Qeveri me duar të pastra” është vetëm një utopi ose përrall për të jua treguar fëmijëve tonë të vegjël pasi të rriturit e dinë se nuk është e vërtetë”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, i konsideron të drejta shqetësimet e LVV-së lidhur me pritjet për shpalljen e vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me dekretin e Hashim Thaçitkrijimin e Qeverisë së re, duke besuar se vendimi do të jetë në favor të LDK-së dhe Hashim Thaçit, pasi që Gjykata kushtetuese kontrollohet dhe përbëhet tërësisht nga njerëz të këtyre dy poleve, ish PDK me lider Hashim Thaçin tash President dhe nga njerëz të afërt me LDK-në e Isa Mustafës.

“Edhe zogjtë e malit në Kosovë e dinë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga njerëz të vendosur nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, shumica pra janë njerëz politik të dërguar nga bosët e tyre Thaçi e Mustafa, e aty ka edhe njerëz që janë dënuar për korrupsion dhe janë të kërkuar edhe nga korrupsioni. Qëllimi i Hashim Thaçit është që ta ketë edhe një mandat presidencial për veti që ti shpëtoj burgut dhe turpit, kurse interesi i disa në LDK është që përmes zotit Avdullah Hotit që dihet mirë se është vetëm kukull e Isa Mustafës që ta ketë qeverinë sa më gjatë që mundet dhe ti gëzojnë benificionet e përbashkëta që i kanë me PDK-në bashkë nga pushtet mbajtjet më të hershme.

Qëllimi i AAK-së dhe Nismës me AKR-në është ta kenë ndonjë ministri sa për ti përmbushur apetitet e bosëve të tyre dhe klaneve familjare të tyre. Kosova duhet të shkoj në zgjedhje ose le ta ndërrojnë sistemin e shtetit, le ta shpallin shtet diktatorial ose monarki, ku vendos mbreti dhe princat ose fiset sikur Arabija Saudite. Sa i përket Vetëvendosjes ka të drejtë të protestoj gjersa nuk shkohet në zgjedhje të lira por gjatë protestave situata mundë të eskalon pasi popullata nuk është e kënaqur se si u rrëzua qeveria e shpresës. Duke parë këtë klimë frikësohem se do të ketë eskalim dhune dhe gjakderdhje, çka edhe është qëllimi final i Hashim Thaçit, i PDK-së dhe i Isa Mustafes, i AAK-së e Ramusha Haradinajt, Limes e Pacollit, pasi këto parti janë të kapura nga krimi i organizuar, sidomos korrupsioni dhe klanet e tyre që janë të implikuar në tender dhe në biznese të paligjshme deri në fyt”, thotë Naim Miftari.

Madje sipas Miftarit, Presidenti Thaçi, që është dizajneri kryesor i këtij skenari, që ka për qëllim provokimin e protestave të LVV-së dhe shpalljen e këtij subjekti politik parti ekstremiste, shkelëse e ligjeve dhe kushtetutës, dhetë përjashtuar edhe nga e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo i bie që qëllimi dhe provokimet e hapura të Thaçit e Mustafes e Haradinajt ndaj LVV janë ta nxisin të bëjë hapa të pa matur që pastaj me të njëjtat Gjykata ta shpallë LVV-në parti ilegale, parti terroriste, siç tentuan ta shpallnin në rastin Dehari. Pra LVV i ka dy mundësi demonstrata të qeta pa dhunë ku pushteti i Thaçit nuk e ka dert a proteston me vite në rrugë ose rruga tjetër është demonstrata masive me dhunë, me viktima dhe le të del ku të del llogaria, ose rruga e tretë e Albin Kurtit është të bahet si partitë tjera e të vjedh e të çka ti vjen në dorë, e për popullin kush po mërzitet, sepse pa kanë hajn e i korruptuar, kriminel nuk mundë të mbash qeveri në Kosovë. Kurse dëshira dhe sllogani “Qeveri me duar të pastra” është vetëm një utopi ose përrall për të jua treguar fëmijëve tonë të vegjël pasi të rriturit e dinë se nuk është e vërtetë. Nuk është emundur me mbajt pushtet në Kosovë,po nuk ke i korruptuar, po nuk u bërë pjesë e parajsës së krimit të organizuar ku edhe ambasadorët e huaj korruptohen dhe blihen nga mafia politike e Kosovës”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari. (Kosova Sot Online)