Profesori i njohur ka një mesazh:Mos bini në grackën e Hashim Thaçit për të shkatërruar shtetin e Kosovës

  • 29 May 2020 - 07:01
Profesori i njohur ka një mesazh:Mos bini në grackën e Hashim Thaçit për të shkatërruar shtetin e Kosovës

”Ajo që është themelore për çdo subjekt është detyra imediate e mos dëmtimit të shtetit të Kosovës me veprime të rrezikshme. Nuk duhet kurrsesi me ra në grackën e Hashim Thaçit. Kurrsesi nuk lejohen veprime të dëmshme. Kosovës i duhet paça dhe qetësia. Republikës nuk i ndihmohet me veprime të rrezikshme. Natyrisht se veprime të rrezikshme nuk janë protestat dhe demonstratat për gjithë kohën sa janë paqësore dhe bën mbi baza ligjore”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar “provat gjenerale” për organizimin e protestave në Kosovë, që ndërlidhen viza vi me shpalljen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, tani më edhe ashtu të paralajmëruar jo zyrtarisht në favor të dekretit të Hashim Thaçit për formimin e qeverisë së re nga LDK- duke përjashtuar LVV-në. Njohësit e zhvillimeve politike në vend theksojnë se ky është një moment kritik i përgatitjes së shpërthimit të një vale protestash, edhe me rrezik dhune, me përmasa të pa kontrollueshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës, si pasojë e ndikimit të politikës në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu vlerëson profesori i së drejtës Muhamet Kelemdni i cili kërkon nga qytetarët dhe organizatorët e këtyre manifestimeve që të jenë të matur të protestojnë e shprehin pakënaqësinë e tyre paqësisht, sepse dhuna e shkatërron shtetin, kurse shkatërrimi i shtetit në këtë situatë është dëshirë dhe skenar i dizajnuesit të kësaj krize, Hashim Thaçit dhe kreut të LDK-së Isa Mustafës, të cilët, sipas Kelmendit, kanë kapur me ndikimin e tyre edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Tashmë dihet se Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë që mbështetet në Kushtetutë. Kam deklaruar se dy faktor janë themelor për të: Faktori i jashtëm i udhëhequr nga SHBA dhe faktori i brendshëm, kryesisht PDK dhe LDK, që i kanë caktuar me kompromise gjyqtarët në atë gjykatë. Ajo që është themelore për çdo subjekt është detyra imediate e mos dëmtimit të shtetit të Kosovës me veprime të rrezikshme. Nuk duhet kurrsesi me ra në grackën e Hashim Thaçit. Kurrsesi nuk lejohen veprime të dëmshme.

Kosovës i duhet paça dhe qetësia. Republikës nuk i ndihmohet me veprime të rrezikshme. Natyrisht se veprime të rrezikshme nuk janë protestat dhe demonstratat për gjithë kohën sa janë paqësore dhe bën mbi baza ligjore. Prandaj këtu duhet pasur kujdese edhe ndaj pandemisë së Corona virusit”, thotë Muhamet Kelmendi.

Sipas profesor Kelmendit, në këtë kohë pandemie dhe situatë të tensionuar politike, askujt nuk i konvenon rrëzimi i një qeverie dhe formimi i një tjetre, përveç atyre që punojnë tërësisht kundër shtetit të tyre, e një nga ata që këtë angazhim e ka për prioritet në karrierën politike është Hashim Thaçi.

“Nuk i nevojitet popullit rrëzimi i kësaj a asaj qeverie nëse nga veprimet në rrugë ngritët numri i të sëmurëve dhe vdekshmëria. Pa njerëz nuk ka shtet dhe asgjë. Pra, kërkohen veprime të mençura. Kundër kësaj është tërë kohën Presidenti. Ai nuk i shikon pasojat dhe rreziqet kundruall interesave të veta. Kështu ka vepruar edhe në vitet 1997/98 kur bëri puq. Populli vritej nga makineria ushtarake serbe e Hashimi bënte plane për shkatërrimin e LPK-së dhe të UCK-së. I thash këto për të ditur se me çfarë personaliteti të pa ndërgjegjshëm kemi të bëjnë. Por, shpresoj se koha është tjetër dhe masat dhe subjektet politike do të dinë për të ju përgjigjur këtij njeriu të rrezikshëm për kombin dhe shtetin tonë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)