Koronavirusi në Kosovë: 1,052 të infektuar, 820 të shëruar dhe 30 viktima

  • 29 May 2020 - 07:35
Koronavirusi në Kosovë: 1,052 të infektuar, 820 të shëruar dhe 30 viktima

Deri tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 1,052, ndërsa 820 persona janë shëruar dhe janë shënuar 30 viktima.

Nga 28 maji filluan masat lehtësuese për qytetarët e Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe në bazë të rekomandimeve duke u bazuar në gjendjen e krijuar.

IKSHPK me njoftimet e përditshme ka treguar për numrin e të infektuarve dhe shëruarve në vazhdimësi.

Gjatë lehtësimit të masave është vendosur të hapen xhamitë dhe kishat, ku besimtarët mund të ushtrojnë ritet e tyre fetare.

Deri tani në Kosovë, janë 202 raste aktive me koronavirus.

Ferizaji vazhdon të mbetet komuna më e prekur, me 134 raste dhe 98 të shëruar. Më pas vjen Prizreni, e Prishtina.

(Kosova Sot Online)