Solli në jetë vajzën me lindje çezariane ndërsa ishte në koma, nëna e infektuar me koronavirus bashkohet më në fund me foshjen pas 1 muaj

  • 29 May 2020 - 10:18
Solli në jetë vajzën me lindje çezariane ndërsa ishte në koma, nëna e infektuar me koronavirus bashkohet më në fund me foshjen pas 1 muaj

Një infermiere braziliane që lindi foshnjen ndërsa ishte e intubuar duke luftuar me COVID-19, më në fund është ribashkuar me vajzën.

Rusia Goes ishte 35 javëshe kur u shtrua në maternitetin Santa Lúcia Maternity Hospital në Rio de Janeiro më 24 prill. Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe simptoma të tjera të koronavirusit.

Shumë shpejt gjendja e saj u përkeqësua. Ndërsa ajo ishte pavetëdije dhe e intibuar, mjekët i bënë lindje çezariane për të sjellë në jetë fëmijën.

Infermierja u ringjall pas lindjes dhe u transferua në një spital tjetër, ku u mbaj në respirator deri më 8 maj.

Ajo më në fund u takua me foshnjen e saj të porsalindur pas daljes nga spitali.

“Vetëm Zoti e di sesa shumë më mungonte,”- u shpreh Rusia.

Foshnja rezultoi negative për koromavirusin dhe u izolua nga Goes derisa nënan e saj arriti që të shërohej.

(Kosova Sot Online)