Profesori i njohur i së drejtës zbulon formulën efikase të luftës kundër korrupsionit të jakave të bardha

  • 29 May 2020 - 12:15
Profesori i njohur i së drejtës zbulon formulën efikase të luftës kundër korrupsionit të jakave të bardha

“Gjykoj se, në funksion të luftimit të korrupsionit, në radhë të parë , të pasurimeve, jo në saje të ushtrimeve të bizneseve legale ,por, të ushtrimit të funksioneve politike, shtetërore e publike dhe të spekulimeve abuzive gjatë ushtrimit të atyre funksioneve, kërkohet të miratohet Ligji për Origjinën e Pasurisë. Agjensioni Anti-Korrupsion të pajisej me kompetenca shumë më të fuqishme. Policia investigative e Prokuroria e shtetit të organizoheshin dhe të funksionalizoheshin me plane e programe konkrete të implementimit të dispozitave të aktit juridik të përgjithshëm në fjalë”, thotë profesori i së drejtës Riza Smaka.

Image
Riza Smaka

Ndonëse po vazhdojnë një nga një, të zbardhen shumica e të palarave të qeverisjes se kaluar kriminale të PANIT, këtyre se që sot janë në opozitë dhe e kanë gojën plot zotime për luftën kundër korrupsion, akoma nuk kemi vendime të plotfuqishme të ndëshkimit meritor për jakat e bardha të pushtetarëve të cilët kanë qeverisur vendit dhe janë korruptuar për vite të tëra në pushtet, pa u ndëshkuar nga drejtësia. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar së fundi edhe një aktakuzë të re, aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren. E nga ana tjetër është pikërisht PDK që po e akuzon Qeverinë në detyrë për afera të tilla edhe pse nuk ju dha mundësia ta dëshmon dhe demonstron në kushte normale mënyrën e qeverisjes? Sipas profesorit të së drejtës Riza Smaka një situatë e tillë tregon më së miri se ligji nuk zbatohet dhe drejtësia nuk funksionon ashtu sikur që është e përcaktuar të jetë. Ndryshe, sipas Riza Smakës, të gjithë pushtetarët e infektuar me korrupsion në mandatet e kaluara qeverisëse do të duhej përfunduar komplet në burg për aferat e tyre, sikur drejtësia të ishte e pa ndikuar nga politika kriminale. E për tu realizuar ky objektiv, Smaka thotë se duhet forcuar akoma më shumë baza ligjore, e cila do të duhet të zbatohej edhe në praktikë, për secilin dhe pa asnjë dallim.

“ Gjykoj se, në funksion të luftimit të korrupsionit , në radhë të parë , të pasurimeve, jo në saje të ushtrimeve të bizneseve legale ,por, të ushtrimit të funksioneve politike, shtetërore e publike dhe të spekulimeve abuzive gjatë ushtrimit të atyre funksioneve, kërkohet të miratohet Ligji për Origjinën e Pasurisë. Agjensioni Anti-Korrupsion të pajisej me kompetenca shumë më të fuqishme. Policia investigative e Prokuroria e shtetit të organizoheshin dhe të funksionalizoheshin me plane e programe konkrete të implementimit të dispozitave të aktit juridik të përgjithshëm në fjalë. Ndryshe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëse ekziston, ishte dhe është e plogësht, in efikase dhe in eficiente”, thotë profesor Smaka.

(Kosova Sot Online)