Veseli, e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

  • 29 May 2020 - 11:54
 Veseli, e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Mandatimi i Hotit për kryeministër, Veseli e quan të drejtë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë Avdullah Hotit të LDK’së ta  formojë Qeverinë e re.

Veseli ka shkruar se vendimi i Gjykatës është i drejtë, ndërsa shton se refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta çuar emrin e mandatarit për kryeministër te Presidenti Hashim Thaçi.

“Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar. Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kreu i PDK’së beson se LVV’ja gjendet tash në një skenar që e ka paramenduar.

“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.

Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit”, ka shkruar Veseli.

(Kosova Sot Online)