18-vjeçarit “i digjen” mushkëritë prej koronavirusit, por arrin të mbijetojë

  • 29 May 2020 - 13:22
18-vjeçarit “i digjen” mushkëritë prej koronavirusit, por arrin të mbijetojë

Një 18-vjeçar i operuar në Policlinico në Milano ka mbijetuar në sajë të një transplanti të dyfishtë të mushkërive.

Ai ishte infektuar me koronavirus dhe sëmundja kishte përshkallëzuar çfarë ka bërë që mushkëritë e tij të digjen prej infeksionit.

Ishte e pamundur për të të mbushej me frymë dhe duke pasur parasysh moshën e tij të re, u vendos që të vazhdohej me operacionin për transplantimin e mushkërive, i pari i këtij lloji në Evropë.

Ky makth për 18-vjeçarin filloi më 2 mars kur brenda pak ditësh ethet e papritura dhe temperature e lartë e çuan atë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano.

Ai ishte mirë me shëndet para koronavirusit dhe nuk kishte patologji të tjera. Sidoqoftë, gjendja e tij u përkeqësua dhe më 23 mars dhe kaloi në gjendje kome.

18-vjeçari ishte thuajse pa asnjë shpresë mbijetse deri në momentin kur mushkëritë e dhuruara nga një person i shëndoshë dhe jo-pozitiv ndaj Covid dhe u transplantuan në organizmin e tij.

Operacioni zgjati 12 orë dhe u zhvillua në mënyrë perfekte pavarësisht se ishte i pari i këtij lloji në Evropë.

Tani pacienti i ri do të duhet t’i nënshtrohet një rehabilitimi të gjatë pasi që për 58 ditë mbeti i mbërthyer në shtrat, lidhur me makineritë dhe i intubuar prej koronavirusit.

Ai tani është rikuperuar falë edhe përdorimit gjatë trajtimit, të plazmës hiperimune falë së cilës ai zhvilloi antitrupat e nevojshme për të përzënë virusin nga trupi i tij.

(Kosova Sot Online)