Apostolava kërkon që të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses

  • 29 May 2020 - 13:54
Apostolava kërkon që të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re pa zgjedhje të reja.

Apostolova shprehet se zbatimi i këtij vendimi nga akterët politikë, është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani.

”Këtu bëhet fjalë për respektimin e një elementi kyq të sundimit të ligjit”, është shprehur ajo.


(Kosova Sot Online)