Trazirat kaplojnë Amerikën – çfarë dihet deri më tani për vdekjen e George Floyd nga dhuna e policisë

  • 29 May 2020 - 13:59
Trazirat kaplojnë Amerikën – çfarë dihet deri më tani për vdekjen e George Floyd nga dhuna e policisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në natën e tretë të protestave për vdekjen e George Floyd në qendrën e paraburgimit. Më poshtë mund të lexoni gjeni krejt çka dihet për trazirat që kapluan Amerikën, e në të cilat është përfshirë edhe Presidenti Donald Trump.

Protestat kundër brutalitetit të Policisë që coi në vdekjen e George Floyd kanë vazhduar nëpër qytete në SHBA, përfshirë Minneapolisin, Denver-in, Neë York-un, Oakland-in, shkruan the Guardian.

Floyd, 46-vjecar, i racës së zezë, ka vdekur disa minuta pasi një polic i racës së bardhë e prangosi dhe e shkeli në qafë, duke e mbajtur në atë gjendje për disa minuta, edhe pse viktima po thoshte se nuk mund të merrte frymë.

(Kosova Sot Online)