Mbytet një shtetas nga Maroku në lumin Buna në Shkodër

  • 29 May 2020 - 16:46
 Mbytet një shtetas nga Maroku në lumin Buna në Shkodër

Mesditën e sotme një i huaj është mbytur në lumin Buna, në Shkodër.

Një maroken me shtetësi franceze është gjetur i pajetë në brigjet e lumit, në fshatin Darragjat.

Ende mbeten të paqarta shkaqet e mbytjes, por dyshohet se pasi është futur në ujë ka pasur komplikacione shëndetësore.

(Kosova Sot Online)