I qëlluan me armë një personi teksa lëvizte me makinë, arrestohen 2 persona

  • 29 maj 2020 - 16:47
 I qëlluan me armë një personi teksa lëvizte me makinë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për shtetasit në kërkim F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale”, njofton policia.

Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi në kërkim Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)