Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

  • 29 May 2020 - 17:31
 Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Hapja e kufijve në zonën shengen do të nisë nga mesi i qershorit, ku pritet të fillojnë edhe fluturimet nga shtetet evropiane për në Kosovë e anasjelltas.

Më 15 qershor do të ketë fluturim nga Austria në Kosovë, sipas Ambasadës së Kosovës në Austri.

Ambasada e Kosovës në Austri, ka shkruar në Twitter, se më 15 qershor do të nisin fluturimet kompania austriake për në Prishtinë.

“Austrian Airlines nga 15 qershori 2020 fluturon për Prishtinë”, shkruan ambasada.

Ndërkaq, vet kompania ka shpërndarë një video udhëzuese, për rregullat që duhet të ndiqet dhe hapat që janë marrë për të mundësuar udhëtime të sigurta.

(Kosova Sot Online)