“Besimi është si virgjëria, humbet lehtë” — Sulme sek*iste ndaj ministres italiane, merret në mbrojtje

  • 29 May 2020 - 20:03
 “Besimi është si virgjëria, humbet lehtë” — Sulme sek*iste ndaj ministres italiane, merret në mbrojtje

Tensionet ende po ziejnë pas më shumë se dy muajsh izolim koronavirusi në Itali, teksa dhe vetë kolegët parlamentarë kanë bërë dje sulme seksiste dhe kërcënime ndaj ministres së arsimit, Lucia Azzolina, e cila tashmë mbrohet nga policia.

Senatori i djathtë Giuseppe Moles i grupit Forza Italia paralajmëroi ministren duke i thënë se “besimi është si virgjëria, humbet lehtë”.

Senatorët e zemëruar të partisë 5-Yje të ministres, kërkuan me ngulm që Moles të kërkojë falje. Gjithashtu zv. ministri italian i shëndetësisë dhe një guvernator rajonal kanë mbrojtje nga policia prej kërcënimeve në lidhje me menaxhimin e tyre të krizës së koronavirusit.

Gjatë seancës së pyetjeve në Senat, Moles akuzoi 37 vjeçaren Azzolina për paaftësi, në një kohë kur zemërimi është shtuar për paralizën në sistemin arsimor të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

Azzolina nuk reagoi ndaj senatorit. Ndryshe nga vende të tjera, Italia ka shtyrë hapjen e shkollave për në shtator.

(Kosova Sot Online)