Rregullat e reja në kafene: Tavolinat 1.5 metra distancë, menutë njëpërdorimshe

  • 29 May 2020 - 22:57
Rregullat e reja në kafene: Tavolinat 1.5 metra distancë, menutë njëpërdorimshe

Gastronomët njoftojnë për kthimin e normalitetit nëpër kafene nga data 1 qershor. Megjithatë, janë vendosur disa rregulla të reja.

Masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i paisur me maska, të ketë dezinfektues për klientët etj.

Menytë e ushqimit kërkohet të jenë njëpërdorimshe, xhamat e kafeneve të qëndrojnë hapur si dhe të vendosen pankarta që ua rikujtojnë klientëve të mbajnë distancën, higjienën etj.

Paralajmërohet që orari i punës të jetë deri në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online)