Jashari: Diaspora do të mirëpritet me aktivitete të shumta

  • 29 May 2020 - 23:18
 Jashari: Diaspora do të mirëpritet me aktivitete të shumta

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se sheshi “Adem Jashari” po bëhet gati për të mirëpritur diasporën.

Jashari në Facebook ka shkruar se pas kalimit të situatës me pandeminë do të organizojnë aktivitete të shumta kulturore për diasporën.

“Edhe këtë vit, pas kalimit të kësaj situate do të organizojmë aktivitete të shumta kulturore për diasporën, gjatë muajve korrik dhe gusht”, ka shkruar Jashari në Facebook.

(Kosova Sot Online)