Gjermania shënon mbi 700 raste të reja të koronavirusit

  • 30 May 2020 - 08:42
Gjermania shënon mbi 700 raste të reja të koronavirusit

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 738 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me sëmundjen e re në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181,196, shkruan “Reuters”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 39 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga sëmundja Covid-19 në këtë shtet shkoi në 8,489.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, por ka shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Spanja, Italia e Franca.

Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat e izolimit me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, pavarësisht rrezikut për shtimin e rasteve të të infektuarve.

(Kosova Sot Online )