Shpërthen analisti: Gjykata Kushtetuese dirigjuar nga Hashim Thaçi e përmbysi votën qytetare, ja cilat do të jenë pasojat

  • 30 May 2020 - 09:14
Shpërthen analisti:  Gjykata Kushtetuese  dirigjuar nga Hashim Thaçi e përmbysi votën qytetare, ja cilat do të jenë pasojat

“Siç shohim tanimë edhe nga zhvillimet më të reja, Lëvizja Vetëvendosje sapo ka filluar “provat” gjenerale për organizimin e protestave në Kosovë, të cilat ndërlidhen drejtpërsëdrejti me shpalljen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, në favor të dekretit të Hashim Thaçit, për formimin e qeverisë së re, antikushtetuese nga LDK-AAK-NISMA dhe Srpska e Vuçiqit, duke përjashtuar LVV-në, si partia e parë në zgjedhje. Ky është momenti më kritik i rrezikut shpërthimit të një vale të re e të paparë dhune me përmasa të pa kontrollueshme dhe të rrezikshme për vet shtetin e Kosovës, si pasojë e ndikimit të politikës në nxjerrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje i ka filluar “provat” për organizimin e protestave në Kosovë, që ndërlidhen me shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për në favor të dekretit të Hashim Thaçit për formimin e qeverisë së re nga LDK- duke përjashtuar LVV-në, në orët e mbrëmjes së 28 majit është qartësuar gjithçka. Kushtetuesja e ka thënë fjalën e vetë duke i hapur rrugë krijimit të Qeverisë sipas dekretit të shpallur nga Presidenti Thaçi . Analistët politik e kanë cilësuar këtë vendim krejtësisht të pa drejtë dhe të dirigjuar nga politika, respektivisht nga vetë Presidenti Thaçi me ndikimin e tij në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për çka përgjegjësinë, në rast të eskalimit të situatës në dhunë të pa kontrolluar, duhet ta mbaj vetë Presidenti Thaçi dhe Gjykata Kushtetuese.

Image
Gani Qarri

“Përgjegjësit kryesor në rast të eskalimit të situatës ditëve në vijim, në dhunë të pa kontrolluar, do të jenë pikësëpari vet Gjykata Kushtetuese e cila e ndikuar politikisht, me vetëdije nxjerrë vendime kundër kushtetuese si dhe presidenti kuisling i vendit Hashim Thaçi, si dizajneri kryesor i këtij skenari të trishtë politik, që ka për qëllim provokimin e protestave masive të LVV-së, për thirrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe nën masa të veçanta qeverisëse, ta bëjë shpalljen e këtij subjekti politik-parti ekstremiste, shkelëse të ligjeve e të kushtetutës, si dhe përjashtoi përfundimisht Lëvizjen Vetëvendosje edhe nga e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme”, thotë analisti Qarri. Sipas tij, pas testeve provuese që ka zhvilluar LVV lidhur me protestat, ato ditët në vijim do të masivizohen, madje edhe duke paraqitur rrezik të daljes së masës qytetare jashtë kontrollit, e për çka përgjegjësinë e bartin ata që e kanë provokuar këtë situatë duke luajtur me ligjin, Kushtetutën dhe me votën qytetare. “Siç shohim tanimë edhe nga zhvillimet më të reja, Lëvizja Vetëvendosje sapo ka filluar “provat” gjenerale për organizimin e protestave në Kosovë, të cilat ndërlidhen drejtpërsëdrejti me shpalljen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, në favor të dekretit të Hashim Thaçit, për formimin e qeverisë së re, antikushtetuese nga LDK-AAK-NISMA dhe Srpska e Vuçiqit, duke përjashtuar LVV-në, si partia e parë në zgjedhje. Ky është momenti më kritik i rrezikut shpërthimit të një vale të re e të paparë dhune me përmasa të pa kontrollueshme dhe të rrezikshme për vet shtetin e Kosovës, si pasojë e ndikimit të politikës në nxjerrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)