Vritet aksidentalisht nga nënkomandanti polici amerikan, baba i katër fëmijëve

  • 30 May 2020 - 15:20
Vritet aksidentalisht nga nënkomandanti polici amerikan, baba i katër fëmijëve

Një polic në Teksas të Shteteve të Bashkuara e ka vrarë aksidentalisht kolegun e tij gjatë një operacioni të kërkimit në një shtëpi të boshatisur të premten pasi një qytetar raportoi se e ka parë një person të dyshimtë në atë zonë.

Rasti ndodhi në Missouri, rreth 15 milje në jugperëndim të Houston-it, shkruan “Daily Mail”.

Policia lokale tha se një banor e telefonoi policinë rreth orës 1 e 45 minuta pas mesnatës, duke i thënë se e ka parë një person të dyshimtë duke vrapuar.

Dhjetë minuta pas telefonatës, policët shkuan në një shtëpi ku nuk kishte njerëz dhe ku dera e hyrjes ishte e hapur. Përderisa po kontrollonin nëpër shtëpi, polici Caleb Rule, 37 vjeç, u qëllua gabimisht nga nënkomandanti policor, duke menduar se viktima ishte një person i dyshimtë.

Polici i vrarë la pas vetes bashkëshorten dhe katër fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeçare – tri vajza e një djalë.

Zyrtari që e bëri vrasjen aksidentale është pezulluar dhe autoritetet janë duke i zhvilluar hetimet në lidhje me këtë rast.

(Kosova Sot Online)