Protestat në ShBA përmes fotografive

  • 30 May 2020 - 16:05
 Protestat në ShBA përmes fotografive

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara kanë shpërthyer protesta pas vrasjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë në Minneapolis.

Një ish-polic është arrestuar dhe kundër tij është ngritur akuzë për vrasje të një personi në ndalim.

Ish-polici Derek Chauvin është shfaqur në video duke ia mbajtur për disa minuta gjurin mbi qafë afrikano-amerikanit derisa ky mbeti pa ndjenja. Polici në fjalë dhe tre të tjerë tashmë janë përjashtuar nga puna.

I dyshuari kryesor për këtë rast pritet të dalë për herë të parë në gjykatë të hënën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar incidentin si një gjë të tmerrshme dhe tha se ka biseduar me familjarët e viktimës, për të cilët tha se janë njerëz të mrekullueshëm.

Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje të dhunshme në disa qytete, përfshirë qytetet New York, Los Angeles, Chicago, Denver, Houston, Lousville, Phoenix, Columbus dhe Memphis.

(Kosova Sot Online)