Edhe ndërkombëtarët në Kosovë po e mbrojnë dhe përkrahin politikën kriminale

  • 30 maj 2020 - 16:55
 Edhe ndërkombëtarët në Kosovë po e mbrojnë dhe përkrahin politikën kriminale

Edhe bashkësia ndërkombëtare është bashkëfajtore për këtë klasë politike në Kosove. Kjo klasë politike zhvatëse dhe hajdute është prodhim edhe i tyre. Për shumëçka që ka ndodhur në Kosovën e pas luftës, në mënyrë të heshtur kanë pasur edhe "aminin" e tyre. Krimi i organizuar dhe korrupsioni është bërë para hundëve të tyre. Nuk befasohem aspak me deklaratat e ndonjë ambasadori në Kosovë. Për ata ka rëndësi që të rifilloj dialogu me Serbinë dhe sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje, por jo edhe hajnia dhe krimi i politikanëve. Në vitin 2014 Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë PDK-së. Vetëm partia e parë e krijon qeverinë, në të kundërtën shkojmë në zgjedhje. Edhe ndërkombëtaret ishin të të njëjtit mendim. Në vitin 2020 jemi në të njëjtën situatë. Por tash kanë ndryshuar rolet. LVV është partia fituese e zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi për ndërkombëtaret edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi dhe në dëm të LVV-së. Standarde të dyfishta”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analisti politik Faik Krasniqi, ka hedhur akuza të ashpra ndaj faktorëve ndërkombëtar që akoma po tregohen tolerant dhe nuk po e izolojnë këtë kastë politike të tej kriminalizuar të zhytur në krim e korrupsion për këto dy dekada të kaluara të qeverisjes me vendin. Një mbështetje e tillë ndërkombëtare, ndaj kastë politike të zhytur në krim e korrupsion e të shantazhuar, që vazhdojnë ta mbajnë peng për aferat korruptive të së kaluarës. Kështu sipas Krasniqit po ndodhë edhe tani kur i kemi zhvillimet nën tension me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi, e ku ndërkombëtarët do të duhej rikujtuar se si është vendosur nga Gjykata kushtetuese një kontest i tillë që në vitin 2014, kur fitorja i kontestohej PDK-s si parti e parë fituese e zgjedhjeve.

Image
Faik Krasniqi

“Edhe bashkësia ndërkombëtare është bashkëfajtore për këtë klasë politike në Kosove. Kjo klasë politike zhvatëse dhe hajdute është prodhim edhe i tyre. Për shumëçka që ka ndodhur në Kosovën e pas luftës, në mënyrë të heshtur kanë pasur edhe "aminin" e tyre. Krimi i organizuar dhe korrupsioni është bërë para hundëve të tyre. Nuk befasohem aspak me deklaratat e ndonjë ambasadori në Kosovë. Për ata ka rëndësi që të rifilloje dialogu me Serbinë dhe sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje, por jo edhe hajnia dhe krimi i politikanëve. Në vitin 2014 Gjykata Kushtetuese i dha te drejte PDK-se. Vetëm partia e parë e krijon qeverinë, në të kundërtën shkojmë në zgjedhje. Edhe ndërkombëtaret ishin të të njëjtit mendim. Në vitin 2020 jemi në të njëjtën situatë. Por tash kanë ndryshuar rolet. LVV është partia fituese e zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi për ndërkombëtarët edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi dhe në dëm të LVV-së. Standarde të dyfishta”, thotë Faik Krasniqi. “Nuk dua ta paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kam frikë që ajo do të jetë në favor të Hashim Thaçit. Çfarë vlerë do të kenë zgjedhjet në të ardhmen. Asnjë partie s'do t'i interesonte t'i fitonte zgjedhjet, por vetëm ta kalonte pragun dhe me partitë e tjera të formonin Qeverinë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)