Çfarë ndodh sot në ‘tregun e ferrit’, Wuhani rihap vatrën e pandemisë së Covid-19

  • 30 May 2020 - 22:26
Çfarë ndodh sot në ‘tregun e ferrit’, Wuhani rihap vatrën e pandemisë së Covid-19

Wuhan ka rihapur tregun e famshëm të kafshëve që mendohet se infektoi të gjithë botën. Pas pothuaj 3 muaj i mbyllur, ai që njihet tashmë si “tregu i ferrit” është rihapur me kushte të reja sigurie, por, ç’është më e rëndësishmja, ka ndaluar shitjen e lakuriqëve dhe mishin e kafshëve të tjera të egra nga frika e infektimit të koronavirusit.

Edhe tregjet e tjera të Kinës, të cilat furnizohen nga ky treg, kanë nisur punën normalisht, por gjendja, sidoqoftë, është ende e nderë.

Sipas “The Sun”, qeveria komunale e këtij qyteti ka njoftuar ndalimin total të konsumit të mishit të kafshëve të egra, por po ashtu edhe gjuetinë dhe tregtimin e tyre.

Shitësit e tregut famëkeq të Wuhanit kanë rihapur tezgat e tyre edhe në tregjet e tjera të qytetit.

Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur se virusi ishte transmetuar te njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun e Wuhanit. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve, nga dhelprat e deri te koalat.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ende këtu mungojnë kushtet higjieno-sanitare.

(Kosova Sot Online)