Publikohet peticioni përmes të cilit Vetëvendosje po kërkon zgjedhje të reja

  • 31 May 2020 - 08:07
Publikohet peticioni përmes të cilit Vetëvendosje po kërkon zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nga sot do të nis mbledhjen e nënshkrimeve përmes peticionit, duke kërkuar kështu zgjedhje të reja.

“Duam Zgjedhje” është peticioni i VV-së, i cili po bëhet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhën të drejt presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të mandatuar formimin e qeverisë së re pas mocionit që rrëzoi Albin Kurtin, pa shkuar fare në zgjedhje.

“Kosova ka nevojë të menjëhershme për zgjedhje, që të zgjidhet kriza politike dhe të përcaktohet rruga që do të marrë vendi: drejt ndryshimit dhe çlirimit prej korrupsionit, apo drejt rikthimit të të korruptuarve. Me këtë peticion ne, qytetarët e Kosovës, duke vendosur nënshkrimin dhe numrin e letërnjoftimit, bëjmë të ditur se duam zgjedhje, e se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur”, thuhet në përshkrimin e peticionit.

(Kosova Sot Online)