E thotë njohësi i sigurisë: Dialogu me Serbinë top prioritet i Qeverisë Hoti në hijen e protestave të LVV-së

  • 31 May 2020 - 08:13
E thotë njohësi i sigurisë: Dialogu me Serbinë top prioritet i Qeverisë  Hoti në hijen e protestave të LVV-së

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nga niveli teknik i vitit 2014, ka hyrë në fazën finale, apo më mirë të themi, në hapin e fundit para arritjes se marrëveshjes së pajtimit. Kosova do të ketë një Qeveri stabile sa i përket votave në kuvend për ratifikimin e marrëveshjes ndërsa do të pasojnë protestat nga VV si parti e vetme”, thotë analisti Shala.

Image
Drizan Shala

Njohësi i fushës së sigurisë, analisti politik Drizan Shala, vlerëson se që nga ditët e para pas marrjes së mandatit të Qeverisë LAN, me në krye Avdullah Hotin Kryeministër, çështja e vazhdimit të dialogut me Serbinë, përgatitja e mirë e procesit, do të jetë agjendë parësore në të cilën duhet të fokusohet ekzekutivi i ri, pas vendimit të Gjykatës kushtetuese që i njohu të drejtën e dekretit të Hashim Thaçit për ti dhënë mandatin LDK-së. Në këtë aspekt të përshpejtimit të ecurisë së dialogut, Shala e sheh edhe angazhimin e të dërguarit special të presidentit amerikan Donad Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kërkuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë që të respektohet vendimi i Kushtetueses, duke thënë se mezi pret të vazhdojë punën që e pret në këtë proces me qeverinë e re.

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nga niveli teknik i vitit 2014, ka hyrë në fazën finale, apo më mirë të themi, në hapin e fundit para arritjes se marrëveshjes së pajtimit. Kosova do të ketë një Qeveri stabile sa i përket votave në kuvend për ratifikimin e marrëveshjes ndërsa do të pasojnë protestat nga VV si parti e vetme”, thotë analisti Shala.

Edhe pse Serbia është në proces zgjedhor, kurse Kosova me Qeveri të posa formuar që do të ndodhë së shpejti, Shala nuk sheh se këto dy situata do të paraqesin pengesë në proces ose shtyrje për më shumë kohë në muajt në vijim. Madje sipas tijë edhe tendenca që në Serbi, të vijnë në pushtet ultra nacionalistët, për ta penguar dhe sfiduar marrëveshjen eventuale nuk do të ketë sukses. “Ndërsa në Serbi pas zgjedhjeve të qershorit do të jetë më e qartë rruga e arritjes se marrëveshjes e cila do finalizohet në fillim vitë të 2021, Shkurt apo Mars. Pra partitë e majta dhe ultracionalistët nuk do jenë forcë determinuese apo pengesë në projektin Amerikanë për të stabilizuar rajonin dhe forcuar pozitën e saj karshi invazionit ekonomik Kinez dhe ati ushtarak e ekonomik rus”, thotë Drizan Shala, njohës i fushës së zhvillimeve politike dhe të sigurisë.

(Kosova Sot Online)