E thotë Maloku: Bashkimi opozitar i Vetëvendosjes dhe PDK-së do të përmbysin së bashku qeverinë e rrugëve anësore të LDK-AAK-Nisma

  • 31 May 2020 - 08:15
E thotë Maloku: Bashkimi opozitar i Vetëvendosjes dhe PDK-së do të përmbysin së bashku qeverinë  e rrugëve anësore të LDK-AAK-Nisma

“Qeveria e rrugëve anësore e prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që po mundohet të vij në pushtet, pa moral politik, nuk i bënë mirë as vendit. LDK e tradhtojë votuesin e saj edhe pse i kërkojë besën nën përfaqësimin e Vjosa Osmanit, ndërsa tani prezanton një person tjetër si kandidat për kreun e Qeverisë. Veç kësaj, LDK, dezertojë nga angazhimi qeverisës në pikun e pandemisë COVID-19, pa e marrë aspak në konsideratë traumën psikologjike e shëndetësore në të cilën po kalonte qytetari i vendit. Kjo do të duhej të ishte e pafalshme nga ana e qytetarit për këtë subjekt politik në një proces zgjedhor”. thotë analisti politik Albinot Maloku.

Image
Albinot Maloku

Zyrtarët e lartë të PDK-së, duke filluar nga kryetari Kadri Veseli e të tjerët, deri në nivel kryetarë degësh, po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja pa shumë vonesa, pas kalimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, sado që në ardhje e sipër kemi një Qeveri të re që do të drejtohet nga LDK-ja, në bashkëqeverisje me AAK dhe NISMA. Dhe me mbështetje të deklaruar parimor edhe nga PDK-ja.Kërkesën për zgjedhje të reja pas pandemisë e ka përsëritur së fundi edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ish Ministër i Drejtësisë, i cili ka thënë se PDK-ja, pavarësisht krijimit të qeverisë së LAN-it, do të angazhohet që të shkohet në zgjedhje në momentin më të përshtatshëm që do të përfundojë pandemia. E kur këtij subjekti politik i bashkohet edhe kërkesa në vazhdimësi e ish partisë në qeverisje, LVV-së, analistët politik vlerësojnë se jetëgjatësia e qeverisë në ardhje Hoti do të jetë vetëm sa të konsumohet përkohësisht, deri në arritjen eventuale të marrëveshjes me Serbinë, dhe pastaj do të jenë PDK-LVV dhe ndonjë subjekt tjetër politik që do të bashkohen për ta rrëzuar këtë qeveri të dobët, dhe për ta quar vendin në zgjedhje të reja vitin tjetër.

Kështu vlerëson analisti politik Albinot Maloku, sipas të cilit humbës në zgjedhjet që vijnë do të jenë të gjitha partitë në Qeverinë Hoti, kurse do të forcohen në pozitat e tyre PDK dhe LVV. “Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është shumë e shëndetshme politikisht dhe alternativa më e mirë që do të prodhonte një Qeveri të re me legjislaturë të re. Janë dy subjekte politike që e bëjnë këtë kërkesë dhe që përfaqësojnë një shumicë të mirë politike, pra është Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës”, thotë Albinot Maloku.

Ndërsa sipas tij, partitë që tani po bëhen pjesë e qeverisë, e cila po krijohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretimin e LDK-së nga Hashim Thaçi, do të jenë humbësit më të mëdhenj që do të ndëshkohennga shumica qytetare. “Qeveria e rrugëve anësore e prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që po mundohet të vij në pushtet, pa moral politik, nuk i bënë mirë as vendit. LDK e tradhtojë votuesin e saj edhe pse i kërkojë besën nën përfaqësimin e Vjosa Osmanit, ndërsa tani prezanton një person tjetër si kandidat për kreun e Qeverisë. Veç kësaj, LDK, dezertojë nga angazhimi qeverisës në pikun e pandemisë COVID-19, pa e marrë aspak në konsideratë traumën psikologjike e shëndetësore në të cilën po kalonte qytetari i vendit. Kjo do të duhej të ishte e pafalshme nga ana e qytetarit për këtë subjekt politik në një proces zgjedhor”. thotë analisti politik Albinot Maloku.

(Kosova Sot Online)