Një tjetër princ infektohet me koronavirus

  • 31 May 2020 - 08:33
Një tjetër princ infektohet me koronavirus

Princi Joachim i Belgjikës raportohet nga mediat vendase se është infektuar me koronavirus pasi mori pjesë në një festë në Spanjë.

Djali 28-vjeçar i Princeshës Astrid dhe nipi i Mbretit Philippe thuhet se e mori virusin vdekjeprurës në një party në Cordoba dhe tashmë kanë nisur pyetjet se pse ai udhëtoi drejt Spanjës në një kohë kur të gjithë janë urdhëruar të zbatojnë masat kundër koronavirusit.

Mediat belge konfirmojnë se Princi Joachim është në gjendje të mirë dhe se simptomat e tij janë të lehta.

Pallati mbretëror thotë se ai udhëtoi në 24 maj për çështje profesionale, për një stazh, por ai dihet se ka një marrëdhënie të gjatë me një grua spanjolle.

Të dhënat nga Spanja sugjerojnë se ai shkoi në një festë dy ditë më vonë pasi mbërriti në vend ku merrnin pjesë 27 persona, të cilët do të shkojnë të gjithë në karantinë.

 

(Kosova Sot Online)