Vetura e policisë godet qëllimisht turmën e protestuesve në New York

  • 31 May 2020 - 08:52
Vetura e policisë godet qëllimisht turmën e protestuesve në New York

Policia në New York i ka filluar hetimet për një rast pas publikimit të një videoje ku shihet një veturë e policisë duke goditur disa protestues në turmë.

Në videon 27-sekondëshe të publikuar në Twitter shihet një veturë e policisë tek sulmohet me shishe nga disa protestues. Mes veturës dhe protestuesve janë disa barrikada, shkruan “CNN”.

Më pas, vetura e policisë niset papritmas dhe me vrull drejt protestuesve që ishin shumë afër përballë saj dhe duket se i godet disa prej tyre. Në video dëgjohen njerëz duke bërtitur dhe një protestues duke hipur mbi veturë dhe duke e goditur xhamin e përparmë me këmbë.

(Kosova Sot Online)