Dy vëllezër, 6 dhe 7-vjeçar, vdesin në aksident, ia morën veturën gjyshes

  • 31 May 2020 - 09:42
Dy vëllezër, 6 dhe 7-vjeçar, vdesin në aksident, ia morën veturën gjyshes

Dy fëmijë vëllezër në Missouri të Shteteve të Bashkuara kanë vdekur në një aksident trafiku me veturën e gjyshes së tyre, të cilin e kishin marrë pa lejen e saj.

Besohet se veturën ka qenë duke e vozitur djaloshi 7-vjeçar kur ka ndodhur aksidenti. Tragjedia u regjistrua rreth orës 5 të pasdites së të shtunës në rajonin Jackson, shkruan “Daily Mail”.

Sipas policisë lokale, fëmijët u larguan nga shtëpia me veturë, e vozitën atë nëpër fusha dhe në fund arritën të dilnin në një rrugë lokale.

Djali më pas e humbi kontrollin ndaj veturës dhe ra në shtratin e një përroi, me ç’rast vetura u përfshi nga flakët.

Vetura e ka goditur një përforcues të një objekti vertikal dhe më pas është rrotulluar para se të përfshihej nga zjarri.

Të dy fëmijët u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes. Asnjëri prej tyre nuk e kishte të vendosur rripin e sigurisë në kohën e aksidentit. Autoritetet nuk i kanë publikuar emrat e viktimave.

(Kosova Sot Online)