Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet pejani

  • 31 May 2020 - 11:36
Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet pejani

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në Pejë, ku i dyshuari është arrestuar pasi ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me personin nën moshën 16 vjeç femër K-Shqiptare”, theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)